Zelenskyy: Plani i paqes i SHBA-së “duket më mirë”, por çështja territoriale më e vështirë

Zelenskyy: Plani i paqes i SHBA-së “duket më mirë”, por çështja territoriale më e vështirë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar se plani i paqes që po diskutohet mes Kievit dhe Washingtonit “duket më mirë”, duke theksuar se çështja territoriale mbetet pjesa më e vështirë e negociatave, transmeton Anadolu.

“Çështja territoriale është më e vështira, çështja e parave dhe restaurimit është e vështirë të pranohet pa praninë e partnerëve evropianëve. Dhe çështja e garancive të sigurisë, specifikat nga SHBA-ja dhe Evropa janë të rëndësishm. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm këtu, por plani duket më mirë”, tha Zelenskyy në një konferencë të përbashkët për media në Paris me homologun e tij francez, Emmanuel Macron.

Zelenskyy tha se negociatorët ukrainasë dhe amerikanë kaluan më shumë se gjashtë orë duke diskutuar dosjen territoriale “vetëm në pika individuale”, duke theksuar sa sfiduese mbeten bisedimet.

Ai shtoi se diskutimet me SHBA-në po vazhdojnë, Washingtoni tashmë ka ndarë vizionin e tij me zyrtarët ukrainasë dhe tani synon të ngrejë të njëjtat çështje me Moskën.

“Do ta marr reagime nga delegacioni ynë nesër, ata do të fluturojnë për në Irlandë dhe do të më tregojnë hap pas hapi se ku jemi në këto negociata”, tha ai.

Presidenti ukrainas gjithashtu foli lidhur me spekulimet në lidhje me një ndryshim të mundshëm të lidershipit në zyrën presidenciale pas dorëheqjes së Andriy Yermak-it, zyra e të cilit u kontrollua nga zyrtarët e anti-korrupsionit, duke theksuar se do të zhvillojë konsultime pasi të kthehet në Kiev.

Ai tha se zgjedhje e kreut të ardhshëm të zyrës presidenciale varet nga disa faktorë, duke përfshirë drejtimin e menaxhimit dhe një fokus më të madh në diplomaci.

MARKETING