Tërmet me magnitudë 6,0 godet Alaskën

Tërmet me magnitudë 6,0 godet Alaskën

Një tërmet me magnitudë 6,0 ka ndodhur sot pranë rajonit Susitna në Alaskë, sipas raportit fillestar të Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), transmeton Anadolu.

Tërmeti ka ndodhur në mëngjes në një thellësi prej 69,4 kilometrash dhe rreth 12 kilometra në veriperëndim të Susitnas, afër Anchoraget, qyteti më i populluar i shtetit amerikan.

Nuk u raportuan menjëherë viktima apo dëme të mëdha pas ngjarjes dhe nuk u dha asnjë paralajmërim për cunami.

Tërmeti më i madh i regjistruar në Alaska ishte ai i 27 marsit 1964, me magnitudë 9,2, i cili goditi rajonin Prince William Sound. Ky tërmet dhe cunami që pasoi morën jetën e 131 personave.

MARKETING