Ushtria izraelite shënjestron me artileri një zonë në provincën Kunejtra të Sirisë
Ushtria izraelite ka goditur me artileri zonën lindore Tel el-Ahmar të provincës Kunejtra në jug të Sirisë, transmeton Anadolu.
Sipas kanalit shtetëror sirian, Al-Ikhbariyah, ushtria izraelite ka kryer sulme me artileri ndaj zonës Tel el-Ahmar në Kunejtra.
Në lajm u theksua se sulmi i Izraelit përbën një shkelje të re ndaj sovranitetit të Sirisë.
Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, në një deklaratë të mëparshme kishte bërë të ditur se ushtria izraelite, nga 8 dhjetori 2024 – dita kur u rrëzua regjimi – deri më 18 shtator 2025, ka kryer mbi 1.000 sulme ajrore dhe mbi 400 sulme tokësore ndaj Sirisë.

