“Trupat britanike u trajnuan në Izrael gjatë gjenocidit në Gaza”

“Trupat britanike u trajnuan në Izrael gjatë gjenocidit në Gaza”

Personeli i armatosur britanik është trajnuar në Izrael pas fillimit të sulmeve ndaj Gazës në tetor të vitit 2023, transmeton Anadolu.

“Më pak se pesë anëtarë të Forcave të Armatosura Britanike kanë ndjekur kurse për stafin arsimor në Izrael që nga tetori i vitit 2023”, tha Al Carns, një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes, sipas raporteve në media.

Siç raportoi e përditshmja skoceze “The National”, kjo ndodhi pasi një pyetje parlamentare nga bashkë-themeluesja e Partisë “Your”, Zarah Sultana, më 18 nëntor i kërkoi Ministrisë së Mbrojtjes “nëse ndonjë oficer i forcave të armatosura britanike ka studiuar ose trajnuar në kolegjet ushtarake izraelite që nga tetori i vitit 2023”.

Kjo u raportua për herë të parë nga media investigative “Declassified UK”, e cila tha se nuk është e qartë se ku janë trajnuar trupat ose nga cilat degë të ushtrisë kanë ardhur.

Në muajin shtator, Izraelit iu ndalua të marrë pjesë në Kolegjin Mbretëror të Studimeve të Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, pasi Vernon Rodney Coaker, një tjetër zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes, tha në atë kohë se vendimi i qeverisë izraelite për të përshkallëzuar më tej operacionin e saj ushtarak në Gaza është “i gabuar”.

Më herët këtë muaj, “The Telegraph” raportoi se ushtria britanike ka qëndruar qëllimisht larg një konference të madhe ndërkombëtare të organizuar nga Izraeli për të ndarë njohuri ushtarake nga lufta në Gaza.

Sipas raportit, Ministria e Mbrojtjes konfirmoi se pavarësisht asaj se ushtria kishte marrë ftesë për seminarin shumëditor në jug të Tel Avivit javën e kaluar, u vendos që asnjë oficer ose zyrtar britanik të mos marrë pjesë.

MARKETING