Një tërmet 6.6 ballë godet Indonezinë perëndimore të përmbytur nga shirat e rrëmbyeshëm

Një tërmet 6.6 ballë godet Indonezinë perëndimore të përmbytur nga shirat e rrëmbyeshëm

Një tërmet me magnitudë 6.6 ballë ka goditur ishullin Sumatra të Indonezisë perëndimore, i cili është shkatërruar nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm, transmeton Anadolu.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi se tërmeti ndodhi në orën 4:56 të mëngjesit, në një thellësi prej 25.4 kilometrash, 45 kilometra në perëndim të qytetit Sinabang në bregun lindor të ishullit Simeulue.

Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës e Indonezisë tha në rrjetet sociale se tërmeti u mat me magnitudë 6.3 ballë të shkallës Rihter.

Nuk u lëshua ndonjë alarm për cunami pas lëkundjeve dhe deri më tani nuk ka viktima apo dëme të raportuara.

Të paktën 32 persona u konfirmuan se humbën jetën për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve në ishullin Sumatra.

MARKETING