(VIDEO) A 1 dhe “Vera e Ohrit” vazhdojnë bashkëpunimin edhe për tre vjet
Kompania operatore e telekomunikimit A1 ka njoftuar se do të vazhdojë edhe për tre vite të tjera ta mbështesë dhe të jetë sponsor i festivalit “Vera e Ohrit”. Këtë lajm e kumtoi drejtori gjeneral i kompanisë A1, Metodij Mirçev, duke e cilësuar festivalin dhe bashkëpunimin si shumë të sukseshëm. Festivalin në fjalë ai e vlerësoi si simbol të kulturës dhe tha se veç kësaj, kjo është një krenari kombëtare.
METODIJ MIRÇEV, DREJTOR GJENERAL I A1
“Për mua si drejtor i kompanisë është nderë që ne ishim mbështetës të këtij manifestimi, po para se gjithash është kënaqësi edhe për faktin se Verën e Ohrit edhe në vitet në vijim. Këtë vit, nën moton, “verë e freskët kulturore”, kishim mundësi që në një mënyrë ta vendosim kulturën në piadestal. Qoftë teatrin, qoftë muzikën, por parasegjithash arritëm ta pozicionojmë aq lartë, ta vendosim realisht aty ku edhe duhet të jetë, në maja.
Ndërkaq, drejtori i Festivali Vera e Ohrit, Gjorgji Cuckovski tha se për herë të parë, Festivali që ai drejton ka një sponsor gjeneral për një periudhë të gjatë. Veç kompanisë, Cuckovski falenderoi edhe institucionet që mundësuan realizimin e Verës së Ohrit.
GJORGJI CUCKOVSKI, DREJTOR I FESTIVALIT VERA E OHRIT
“Me kësi lloj mbështetje, festivali do të fitojë mundësi që të zhvillohet edhe jashtë muajve të verës. Falë bashkëpunimit dhe besimit me A1, si vazhdim I punës dhe angazhimit tonë për zhvillim të kulturës me kënaqësi paralajmërojmë dy koncerte.
Koncerti i parë i paralajmëruar që do të zhvillohet në 29 nëntorë do të zhvillohet në Shkup në hapsirat e Filharmonisë, ndërkaq koncerti i dytë do të realizohet po këtë vit më 29 dhjetor buzë liqenit në Ohër. Mevludin Imeri /SHENJA/

