Kongresi amerikan voton pro publikimit të dosjeve të pedofilit Epstein

Kongresi amerikan voton pro publikimit të dosjeve të pedofilit Epstein

Kongresi amerikan miraton projektligjin që urdhëron publikimin e të gjitha dosjeve të Epstein.

Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar pro një projektligji që urdhëron Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së të publikojë të gjitha dosjet që ka mbi të ndjerin dhe të dënuarin për krime seksuale, Jeffrey Epstein, raporton cnn.

Kongresi votoi 427-1 për miratimin e kësaj mase, ku ligjvënësi republikan, Clay Higgins nga Luiziana ishte i vetmi që votoi kundër.

Votimi filloi pak pas orës 20:00, sipas kohës sonë lokale dhe ishte e nevojshme një shumicë prej dy të tretave që ligji të miratohej.

Projektligji ende duhet të kalojë në Senat, ku republikanët mbajnë 53 nga 100 vendet.

Por udhëheqësi i shumicës në Senat – John Thune, një republikan – mund të zgjedhë të mos e mbajë votimin.

Nëse projektligji kalon në Senat, ai duhet të nënshkruhet nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Ky i fundit tha dje se do ta nënshkruante dhe do t’u jepte atyre “të gjitha” informacionet për Epstein – një kthim i jashtëzakonshëm i fatit për projektligjin që nga momenti kur ai arriti numrin e nevojshëm të nënshkrimeve të mërkurën e kaluar.

MARKETING