OKB: Bota po humbet 10 milionë hektarë pyje tropikale çdo vit
Kombet e Bashkuara (OKB) njoftuan se 10 milionë hektarë pyje tropikale humbasin çdo vit në mbarë botën, transmeton Anadolu.
Zyra e OKB-së në Gjenevë ndau një postim në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X.
“Bota po humbet 10 milionë hektarë pyje tropikale çdo vit. Çdo hektar i humbur do të thotë më pak biodiversitet, rezistencë më të dobët ndaj klimës dhe rreziqe më të mëdha për shoqëritë”, thuhet në postim.
Postimi thekson se Konferenca e 30-të e Palëve në Konventën Kornizë të OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP30) është mundësi për të ndaluar shpyllëzimin dhe për të investuar në rimëkëmbjen e natyrës.

