Tronditet Irlanda, pesë të rinj humbin jetën pas një aksidenti të rëndë, reagon kryeministri i vendit

Tronditet Irlanda, pesë të rinj humbin jetën pas një aksidenti të rëndë, reagon kryeministri i vendit

Një tragjedi ndodhi mbrëmjen e djeshme në Irlandë, ku pesë të rinj humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën në një aksident rrugor në qarkun Louth.

Sipas policisë, përplasja ndodhi kur një makinë me gjashtë persona u godit nga një SUV. Pesë viktimat, tre meshkuj dhe dy femra – të moshës 21 dhe 23 vjeç, po udhëtonin drejt Dundalk-ut në momentin e ndeshjes.

Kryeministri irlandez Micheal Martin u shpreh “i mpakur dhe i tronditur”, duke shprehur ngushëllimet për familjet dhe miqtë e viktimave e të plagosurve. Në kisha anembanë Irlandës u mbajtën lutje për ta.
Policia bëri thirrje për çdo dëshmitar të aksidentit ose për këdo që ka pamje nga kamerat e makinave në zonë mes orës 20:30 dhe 21:15 të së shtunës, të kontaktojë autoritetet.

Duke folur pranë vendit të përplasjes, inspektori Liam Geraghty theksoi se e diela ishte Dita Botërore e Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve Rrugore.

MARKETING