Mijëra njerëz mblidhen në protestat antiqeveritare në Izrael

Mijëra njerëz mblidhen në protestat antiqeveritare në Izrael

Mijëra izraelitë janë mbledhur në Sheshin Habima në Tel Aviv, duke kërkuar një hetim zyrtar për ngjarjet e 7 tetorit të vitit 2023, raporton Anadolu.

Demonstruesit protestuan kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe qeverisë izraelite për refuzimin e formimit të një komisioni të pavarur hetimor.

Që nga tetori i vitit 2023, Izraeli në sulmet në Gaza ka vrarë të paktën 69 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe e ka kthyer enklavën në rrënoja.

Një marrëveshje armëpushimi midis Hamasit dhe Izraelit hyri në fuqi më 10 tetor. Faza e parë e armëpushimit përfshin lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë. Plani gjithashtu parashikon rindërtimin e Gazës dhe krijimin e një mekanizmi të ri qeverisës pa Hamasin.

MARKETING