Irani konfirmon sekuestrimin e një cisterne të huaj nafte për shkak të “shkeljeve”

Irani konfirmon sekuestrimin e një cisterne të huaj nafte për shkak të “shkeljeve”

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit ka konfirmuar se forcat detare kanë sekuestruar një cisternë të huaj të naftës në brigjet jugore të vendit, duke përmendur “shkelje” nga anija, transmeton Aandolu.

MARKETING

Description of image

IRGC-ja tha se një cisternë e naftës me flamur të Ishujve Marshall, e quajtur “Talara”, u ndalua në brigjet e rajonit Makran pas një urdhri gjyqësor.

Nga atje theksuan se cisterna e naftës u kap “në shkelje për transportimin e mallrave të paautorizuara”, pasi thuhet se po transportonte 30 mijë tonë petrokimikate në rrugën e saj për në Singapor.

MARKETING