Kryeministri suedez: Disa persona u vranë dhe u plagosën në një incident në një stacion autobusi në Stokholm
Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, ka njoftuar se disa persona u vranë dhe u plagosën pas një incidenti në një stacion autobusi në qendër të Stokholmit, transmeton Anadolu.
“Kam marrë lajmin tragjik se disa njerëz kanë vdekur dhe janë plagosur në një stacion autobusi në qendër të Stokholmit. Njerëz që mund të kenë qenë në rrugë për në shtëpi te familja, miqtë apo për një mbrëmje të qetë në shtëpi”, tha Kristersson në një postim në platformën sociale të kompanisë amerikane X.
“Ende nuk e dimë shkakun e kësaj,” shtoi ai, duke theksuar se mendimet e tij janë “kryesisht me të prekurit dhe të dashurit e tyre”.
“Policia, ekipet e ambulancës dhe shërbimet e shpëtimit po kryejnë një punë shumë të vështirë dhe të rëndësishme,” tha më tej Kristersson, duke u bërë thirrje qytetarëve të tregojnë respekt dhe mirëkuptim për punën e tyre.

