Vrasja në Rinas/ Berisha: Provë se në Shqipëri qeveria dhe mafia janë bërë një

Vrasja në Rinas/ Berisha: Provë se në Shqipëri qeveria dhe mafia janë bërë një

Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi dy ditë më parë në Rinas ku mbeti i vrarë një person dhe një tjetër u plagos rëndë. Më anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se ta u qëlluan, në zonën më të mbrojtur të shtetit, midis policisë, FNSH-së dhe njësive speciale për mbrojtjen e VIP-ave. Sipas kreut demokrat kjo, është provë se në Shqipëri qeveria dhe mafia janë bërë një.

Postimi i Plotë:

Ekzekutimi i Gilmando Danit dhe plagosja e Shaljanit ndodhën në zonën më të mbrojtur të shtetit, midis policisë, FNSH-së dhe njësive speciale për mbrojtjen e VIP-ave. Atentatorët hynë e dolën pa pengesë. Kjo s’është rastësi. Është provë se në Shqipëri qeveria dhe mafia janë bërë një!

MARKETING