Fidan: Hamasi i gatshëm për armëpushim të qëndrueshëm, Izrael të tregojë të njëjtin angazhim
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ka deklaruar se grupi palestinez Hamas po tregon vullnetin e tij për të ndërmarrë hapa konstruktivë për të siguruar që armëpushimi aktual në Gaza të jetë i përhershëm dhe se Izraeli duhet të ketë të njëjtin mirëkuptim, raporton Anadolu.
“Gaza është pjesë e Palestinës, duhet të mbetet e tillë dhe të trajtohet si e tillë”, tha Fidan gjatë një konference të përbashkët për media në Ankara me homologun e tij egjiptian, Badr Abdelatty.
Lidhur me takimet e tij të së hënës në SHBA, ministri turk tha se vizita “na dha mundësinë të paraqesim qëndrimin e Turqisë mbi çështjet kritike në Siri”.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante

