Ministrat e Jashtëm të G7 do të mblidhen në Kanada për të diskutuar mbi çështjet globale

Ministrat e Jashtëm të G7 do të mblidhen në Kanada për të diskutuar mbi çështjet globale

Ministrat e Jashtëm të G7 nën organizimin e Kanadasë, do të takohen me qëllimin për të adresuar çështjet globale dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate nga qeveria kanadeze, samiti bashkon përfaqësues nga Kanadaja, SHBA-ja, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Japonia dhe Bashkimi Evropian (BE).

Samiti që do zgjasë dy ditë në rajonin Niagara të Ontarios, synon adresimin e çështjeve globale dhe forcimin e bashkëpunimit midis vendeve.

Ministrja e Jashtme kanadeze Anita Anand, në një deklaratë për gazetarët tha se ata do të takohen këtë mbrëmje në kuadrin e një darke pune.

Ajo tha se ata do të diskutojnë për çështje që lidhen me avancimin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në Lindjen e Mesme dhe mbështetjen e sigurisë në Indo-Paqësor dhe se do të angazhohen në një shkëmbim konstruktiv idesh mbi prioritetet kritike, të tilla si reagimi ndaj krizave urgjente në Haiti dhe Sudan.

MARKETING