Aksident trafiku në Bullgari, 6 emigrantë humbin jetën dhe 4 të tjerë plagosen

Aksident trafiku në Bullgari, 6 emigrantë humbin jetën dhe 4 të tjerë plagosen

Gjashtë emigrantë kanë humbur jetën dhe tre të tjerë, së bashku me shoferin, janë plagosur në një aksident trafiku mbrëmë në Burgas të Bullgarisë, transmeton Anadolu.

Siç raporton Agjencia Bullgare e Lajmeve (BTA), automjeti me targa rumune, që drejtohej nga një shtetas rumun, mbante 10 emigrantë, më shumë se dyfishi i lejuar i kapacitetit të lejuar.

Policia tha se emigrantët që ishin në automjet kishin hyrë në Bullgari në rrugët ilegale.

Bazuar në informacionet paraprake, emigrantët e mbijetuar besohet se janë nga Afganistani.

MARKETING