Mexhiti: Sonte Shkupi nuk do të flejë mbi bërllok, fillon kapitulli i ri për kryeqytetin

Mexhiti: Sonte Shkupi nuk do të flejë mbi bërllok, fillon kapitulli i ri për kryeqytetin

Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, së bashku me kryetarin e Shkupit, Orce Gjeorgjievski, kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kryetarët e tjerë të komunave, dolën në terren për të nisur aksionin e pastrimit të Shkupit. Mexhiti deklaroi se ky është fillimi i një kapitulli të ri për qytetin, me synim pastrimin e kontejnerëve, shesheve dhe mini-deponive.

Mexhiti deklaroi se nesër, kryeqyteti do të zgjohet me ajër të pastër dhe pamje të re.

“Sonte, Shkupi nuk do të flejë mbi bërllok, por do zgjohet në mëngjes me ajër më të pastër, më të shëndetshëm, me rrugë më të pastra dhe me pamje të re. Ky është fillimi i një kapitulli të ri për Shkupin, qyteti që po e marrim në duar për ta pastruar, për ta rregulluar dhe për ta bërë sërish krenari për të gjithë qytetarët e tij”, tha mes tjerash Mexhiti.

MARKETING