Nuk i ktheu telefonat zyrtarë, kallëzim penal ndaj ish-drejtoreshës së një shkolle të mesme në Kumanovë
SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër V.T. (57) nga Kumanova për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “përvetësim në detyrë”.
“E akuzuara, gjatë vitit 2024, në cilësinë e drejtoreshës së një shkolle të mesme në Kumanovë, përvetësoi dy telefona celularë në pronësi të shkollës, të cilët i ishin besuar për përdorim”.
“Pas përfundimit të mandatit të saj, ajo nuk ia ktheu telefonat, duke fituar kështu një dobi pasurore të paligjshme prej afërsisht 130.000 denarësh”, thonë nga SPB Kumanovë.

