Këta janë dy vëllezërit që u vranë nga burri i motrës së tyre
Naim Morina dhe Driton Morina janë dy vëllezërit nga fshati Gollubovc i Malishevës, të cilët u vranë sot nga burri i motrës së tyre.
Kështu kanë bërë të ditur burime të Klankosova.tv të cilat poashtu kanë bërë të ditur se i dyshuari është nga një fshat i komunës së Drenasit dhe i njëjti gjendet në arrati.

