Vrasje e dyfishtë në Malishevë, dyshohet të jenë vëllezër

Vrasje e dyfishtë në Malishevë, dyshohet të jenë vëllezër

Një vrasje e dyfishtë dyshohet se ka ndodhur sot në Golluboc të Malishevës.

Burime të Tëvë1 mësojnë se të vrarë kanë mbetur dy vëllezër të moshës 32 dhe 40-vjeç.

Ndërsa, dyshohet se dorasi është miku i viktimave, ku i njëjti është edhe i njohur për Policinë e Kosovës.

Ndërkaq, për Tëvë1 lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta ka konfirmuar se të vrarë janë dy persona.

MARKETING