Moti për nesër në Maqedoninë e Veriut
Moti për nesër në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
“Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi jugor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri 4, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 16 deri 21 gradë celsius”, thonë nga DPHM.
Në ditët në vijim moti pritet të jetë i qëndrueshëm dhe me temperatura të ulëta të mëngjesit.

