Arrestohen dy persona në rrugën Haraçinë–Bërnjacë, u kapën me armë automatike në veturë

Arrestohen dy persona në rrugën Haraçinë–Bërnjacë, u kapën me armë automatike në veturë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se më 26.10.2025, rreth orës 16:20, në rrugën lokale nga fshati Haraçinë drejt fshatit Bërnjacë, policët nga Njësia e Policisë Intervenuese kanë arrestuar dy persona: Ķ.I. (33) nga Kumanova dhe E.I. (65) nga fshati Grushinë.

Gjatë kontrollit të automjetit “Audi”, të cilin e drejtonte Ķ.I., ndërsa E.I. ishte pasagjer, është gjetur një pushkë automatike dhe një karikator për të.
Personat janë privuar nga liria dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal sipas nenit 396 të Kodit Penal.

MARKETING