Çka nëse Kurti s’arrin ta propozojë Qeverinë deri të dielën?

Çka nëse Kurti s’arrin ta propozojë Qeverinë deri të dielën?

MARKETING

Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka edhe dy ditë kohë ligjore për t’ua prezantuar Qeverinë anëtarëve të Kuvendit të Kosovës.

MARKETING

Sample Image

Nëse Qeveria nuk zgjidhet të dielën – pas zgjedhjeve të shkurtit dhe muajve të tërë përpjekjesh për të formuar institucionet e reja – Kosova mund të përballet me një krizë të re institucionale.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje mori më shumë vota, por jo mjaftueshëm për të formuar e vetme Qeverinë, shkruan Evropa e Lirë.

Tani, nuk është e sigurt nëse kjo parti do të arrijë t’i sigurojë votat e deputetëve nga partitë e tjera deri të dielën.

Për njohësin e çështjeve politike, Agon Maliqi, Kurtit i janë mbyllur dyert dhe Kosova do të shkojë në zgjedhje të reja. Dëgjojeni intervistën e realizuar me të.

Më herët, Lëvizja Vetëvendosje e përjashtoi mundësinë e bisedimeve me Partinë Demokratike të Kosovës, ndërsa e la derën hapur për bashkëpunim me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

MARKETING