E rëndë në Fushë-Kosovë: Një person humb jetën pasi bie në hapësirën e ashensorit

Një person ka humbur jetën sot në Bresje të Fushë-Kosovës.
Viktima dyshohet se ka rënë në hapësirën ku pritet të ndërtohet një ashensor, në një objekt që është ende në ndërtim.
“Sipas udhëheqësit të intervenimit, rreth orës 13:47 kemi pranuar njoftimin se një person ka rënë në një vend ku do të vendosen liftët në ndërtesa gjatë ndërtimit, duke rënë në një thellësi,” tha për Sinjalin zëvendëskomandanti i Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve në Prishtinë, Samed Shkodra.