LVV dhe LDK arrijnë koalicion në Vushtrri, i pranishëm edhe Kurti

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për raundin e dytë të zgjedhjeve në Vushtrri.
Marrëveshja është nënshkruar nga kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dhe kandidati i VV-së për Kryetar të kësaj komune, Sylejman Meholli.
Në fotografitë që janë publikuar në media në këtë ngjarje ka qenë i pranishëm edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti njëherit kryetar i Vetëvendosjes.
Nga rezultatet preliminare, Vetëvendosje në këtë komunë është në balotazh me Partinë Demokratike të Kosovës.
Portali rtv21.tv ka provuar ta marrë një përgjigje nga dy subjektet politike, por zyrtarët e tyre nuk kanë kthyer përgjigje.