Përfundon numërimi i votave në Dibër, në balotazh shkojnë Fisnik Mela dhe Ramadan Imeri

Janë numëruar 100% të votave në komunën e Dibrës. Sipas rezultateve përfundimtare, në balotazh do të shkojnë kandidati i VLEN-it, Fisnik Mela me kandidatin e pavarur Ramadan Imeri.
Sipas të dhënave të KSHZ-së, Fisnik Mela ka fituar 3.227 vota, pse 40,8%, ndërsa Ramadan Imeri i pavarur ka marrë 2.532 vota ose 31.45%.
Ilirian Fetahu ka fituar 24,19% të votave ose 1.948 vota. /SHENJA/