SHGM: Të sigurohet dhe respektohet puna e papenguar e punonjësve mediatikë në vendvotime

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) u bën apel Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), komisioneve komunale zgjedhore dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme që të vazhdojnë të sigurojnë qasje të papenguar dhe kushte pune për gazetarët dhe punonjësit mediatikë në të gjitha vendvotimet. Informimi profesional, i saktë dhe në kohë i publikut për rrjedhën e procesit zgjedhor është thelbësor për besimin në zgjedhje.
Gjatë mëngjesit, siç theksohet në kumtesën e tyre, në SHGM janë raportuar disa raste të pengimit të punës së ekipeve gazetareske:
Në Shkup (Komuna Karposh, VV 2626): Gazetares Elida Zylbeari iu tentua t’i merrej telefoni dhe u trajtua në mënyrë të papërshtatshme nga zëvendëskryetari i komisionit, pas së cilës ndërhyri MPB-ja, për çka do t’i kërkojmë KSHZ-së të ndërmarrë sanksione ndaj zyrtarit.
Në Ohër (VV 1270) një ekip i servisit publik nuk u lejua të hyjë në orët e hershme të mëngjesit me arsyetimin se, përveç legjitimit gazetaresk, duhet të posedojë edhe “akreditim nga KSHZ”. Pas reagimit të kolegëve dhe ndërhyrjes në vendngjarje, qasja u lejua dhe puna vazhdoi.
Në Tetovë një gazetar u pengua të marrë deklaratë nga anëtarët e këshillit zgjedhor, me arsyetimin e “mungesës së akreditimit”.
SHGM u bën thirrje KSHZ-së dhe MPB-së që menjëherë t’i njoftojnë të gjitha këshillat zgjedhore dhe personat zyrtarë se për gazetarët nuk kërkohet akreditim nga KSHZ, në mënyrë që të shmangen keqkuptimet gjatë ditës.
“Shoqata do të vazhdojë t’i ndjekë rastet, të reagojë institucionalisht dhe të informojë për rezultatet. Shoqata kujton se për gazetarët dhe punonjësit mediatikë në Maqedoninë e Veriut, përveç legjitimit gazetaresk të lëshuar nga mediumi përkatës, nuk është e nevojshme ndonjë akreditim shtesë nga KSHZ për të qenë të pranishëm dhe për të raportuar nga vendvotimet. Prandaj, këshillat zgjedhore, policia, vëzhguesit apo persona të tjerë nuk kanë bazë të kushtëzojnë punën e tyre me leje shtesë. Njëkohësisht, SHGM apelon për respektim të rregullit zgjedhor: gazetarët kanë të drejtë të incizojnë pamje të përgjithshme dhe të marrin deklarata, pa cenuar fshehtësinë e votimit dhe pa penguar procesin e votimit”, theksojnë nga Shoqata.
SHGM u bën thirrje këshillave zgjedhore në të gjitha vendvotimet të lejojnë hyrje të papenguar të ekipeve gazetareske me legjitimit të dukshëm; të mundësojnë incizime dhe deklarata në hapësira ku nuk rrezikohet fshehtësia e votimit; në rast keqkuptimesh, së pari të kërkojnë udhëzime nga KKZ/KSHZ, në vend që të kufizojnë qasjen.
“Inkurajojmë gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët inkurajohen: Të mbajnë gjithmonë legjitimin gazetaresk dhe të prezantohen kur u kërkohet; të respektojnë udhëzimet e këshillit zgjedhor kur ato kanë të bëjnë me ruajtjen e fshehtësisë së votimit; në rast pengimi, menjëherë të regjistrojnë rastin (koha, vendi, vendvotimi, personat e përfshirë) dhe të njoftojnë SHGM-në. Për ndihmë juridike dhe praktike, gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët mund të kontaktojnë koordinatorët rajonalë të SHGM-së në Shtip, Strumicë, Manastir, Ohër, Tetovë dhe Kumanovë, si dhe kontaktet e SHGM-së në Shkup. SHGM mbetet në dispozicion për çdo mbështetje që do të mundësojë raportim profesional, të sigurt dhe të papenguar nga vendvotimet”, shtohet në kumtesën