Trump thotë se do të diskutojë për raketat Tomahawk me Zelenskyn

Trump thotë se do të diskutojë për raketat Tomahawk me Zelenskyn

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se do të diskutojë për armët, përfshirë raketat Tomahawk, gjatë takimit të tij me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky më 17 tetor.

Këto komente Trump i bëri në Shtëpinë e Bardhë gjatë një takimi me presidentin argjentinas Javier Milei, transmeton Telegrafi.”Shikoni, jam shumë i zhgënjyer sepse unë dhe Vladimir [Putin] kishim një marrëdhënie shumë të mirë. Ndoshta ende e kemi. Nuk e di pse ai vazhdon me këtë luftë. Kjo luftë ka qenë kaq e keqe për të”, shtoi presidenti amerikan.

 

Trump tha se e di që Zelensky do të ngrejë çështjen e armëve gjatë takimit.

“Ai do të donte të kishte Tomahawk. Të gjithë të tjerët duan. Dhe ne kemi shumë Tomahawk. A keni nevojë për ndonjë tomahawk në Argjentinë”, shtoi i pari i Shtëpisë së Bardhë.

 

MARKETING