Presidenti i Brazilit, Lula da Silva: Nuk kemi problem me Izraelin, por me qeverinë e Netanyahut

Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva deklaroi se kanë probleme me qeverinë e Netanyahut, jo me Izraelin, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë për gazetarët në kryeqytetin e Italisë, Romë, Lula da Silva shprehu kënaqësinë për armëpushimin dhe marrëveshjen për shkëmbimin e pengjeve në Gaza, por deklaroi se ende nuk është e qartë nëse kjo do të jetë apo jo e përhershme.
Pasi rikujtoi se qeveria e Netanyahut është përgjegjëse për vrasjen e mbi 65 mijë palestinezëve në sulmet në Rripin e Gazës, Lula da Silva tha: “Nuk kemi probleme me Izraelin. Në momentin që Netanyahu largohet nga qeveria, nuk do të ketë probleme”.
Ndërsa presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro në një postim në platformën sociale X me qendër në SHBA, potencoi akuzat e vazhdueshme për korrupsion kundër Netanyahut. “Drejtësia e çdo vendi duhet të respektohet. Drejtësia e Izraelit gjithashtu duhet të respektohet. Ata që do të drejtojnë njerëzimin nuk janë një klub i përbërë nga të burgosurit nazistë”, tha ai.
Petro rikujtoi sulmet izraelite duke thënë: “20 mijë fëmijët e vrarë në Gaza janë krime të kryera kundër njerëzimit. Autorët e këtyre krimeve duhet të nxirren para drejtësisë, përndryshe njerëzimi do të tërhiqet në barbarizëm”.