iFixit i quan syzet Ray-Ban Display të Meta-s ‘të pariparueshme’, por vlerëson teknologjinë e tyre

iFixit i quan syzet Ray-Ban Display të Meta-s ‘të pariparueshme’, por vlerëson teknologjinë e tyre

Faqja e njohur e “how-to”, iFixit, ka çmontuar syzet e reja të realitetit të shtuar Meta Ray-Ban Display dhe është impresionuar nga teknologjia, por jo nga mundësia e riparimit.

Ekspertët theksojnë se përdoruesit do të duhet të ndajnë kornizën dhe krahët më dysh vetëm për të zëvendësuar baterinë – diçka që Meta nuk e ka bërë të mundur.

Edhe altoparlantët janë të salduar, ndërsa lentet janë të veçanta dhe të vështira për t’u gjetur.

Megjithatë, iFixit vlerëson mjeshtërinë e xhamit, që përdor një sistem reflektiv “waveguide” për të projeksionuar imazhe pa u dukur nga jashtë.

Pajisja ka gjithashtu një mini-projektor LCoS në krahun e djathtë, që krijon imazhe 600×600 pikselësh.

Sipas iFixit, Meta mund t’i shesë syzet me humbje për shkak të kostos së lartë të lenteve, ndërsa sugjeron që versionet e ardhshme të kenë bateri dhe lente të ndërrueshme.

MARKETING