Hamasi: Marrëveshja për armëpushim në Gaza u arrit, vlerësojmë përpjekjet e Turqisë, Katarit, Egjiptit dhe Trumpit

Hamasi: Marrëveshja për armëpushim në Gaza u arrit, vlerësojmë përpjekjet e Turqisë, Katarit, Egjiptit dhe Trumpit

Hamasi konfirmoi arritjen e marrëveshjes për armëpushim në Rripin e Gazës dhe shprehu vlerësimin e tij për përpjekjet e Turqisë, Katarit, Egjiptit dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim Hamasi konfirmoi se një marrëveshje për armëpushim në Gaza është arritur, pas negociatave serioze me grupet palestineze. “Hamasi njofton se është arritur marrëveshje që parashikon fundin e luftës në Gaza, tërheqjen e pushtuesve, hyrjen e ndihmave dhe shkëmbimin e pengjeve”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratën ku shprehen falënderime për ndërmjetësit thuhet: “Ne i vlerësojmë shumë përpjekjet e vëllezërve tanë ndërmjetës në Katar, Egjipt dhe Turqi. Ne gjithashtu përgëzojmë përpjekjet e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili synon një fund përfundimtar të luftës dhe tërheqjen e plotë të ushtrisë pushtuese izraelite nga Rripi i Gazës”.

Në një deklaratë drejtuar shteteve garantuese të marrëveshjes së armëpushimit, vendeve të ndryshme arabe, islame dhe qarqeve ndërkombëtare, Trump i bëri thirrje qeverisë izraelite të përmbushë përgjegjësitë e saj sipas marrëveshjes dhe të mos lejojë që ajo të shmang zbatimin e çështjeve të dakorduara.

Deklarata përshëndet palestinezët që kanë mbajtur qëndrim dinjitoz kundër planeve të Izraelit në Gaza, Kuds, Bregun Perëndimor dhe të gjitha territoret palestineze, ndërsa vë në dukje se “Këto sakrifica të mëdha dhe qëndrimi i palëkundur kanë bërë të dështojnë planet e pushtuesve izraelitë për nënshtrim dhe zhvendosje”.

“Ne theksojmë se sakrificat e popullit tonë nuk do të jenë të kota, se ne do t’i qëndrojmë besnik premtimit tonë dhe se nuk do të braktisim të drejtat kombëtare të popullit tonë, siç janë liria, pavarësia dhe e drejta për vetëvendosje”, thuhet më tej në deklaratë.

Trump kishte njoftuar se Izraeli dhe Hamasi miratuan fazën e parë të planit për armëpushim në Rripin e Gazës.

MARKETING