Rritje rekord të turistëve izraelitë në Shqipëri gjatë gjenocidit në Gaza

Përderisa gjenocidi izraelit vazhdon në Gaza, numri i turistëve izraelitë që vizituan Shqipërinë u rrit me 570,7 për qind, transmeton Anadolu.
Gjatë gjenocidit të Izraelit në Gaza ka pasur një rritje rekord vizitash të turistëve izraelitë në Shqipëri.
Bazuar në shifrat zyrtare të Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT), raportohet se në periudhën janar – gusht 2025, rritja e vizitave të shtetasve nga Izraeli në vend është me 570,7 për qind, krahasuar me janar – gusht 2024.
Sipas këtyre të dhënave, për 8-mujorin e parë të vitit 2024, numri i hyrjeve të izraelitëve në Shqipëri, me qëllime profesionale, personale apo turistike, ka qenë 6.822, ndërkohë për të njëjtën periudhë të vitit 2025 është 45.758 shtetas.
Që nga tetori i vitit 2023, bombardimet izraelite kanë vrarë të paktën 67.200 palestinezë në Gaza, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, si dhe e ka kthyer enklavën praktikisht në të pabanueshme.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhra arresti për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavën palestineze.