Putin: Vendimi i shkurtit 2022 ishte i duhuri! Ne po i përmbahemi objektivave tona

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se vendimet e marra në shkurt të vitit 2022, kur nisi pushtimi i Ukrainës, ishin “të sakta dhe në kohën e duhur”. Ai theksoi se detyrat e Rusisë mbeten të pandryshuara.
“Ne duhet të sigurojmë arritjen pa kushte të të gjitha objektivave”, u shpreh ai.
Sipas agjencisë Interfax, Putin theksoi se Rusia e ruan plotësisht iniciativën strategjike në terren dhe pretendoi se trupat ruse kanë pushtuar pothuajse 5,000 kilometra katrorë territor gjatë këtij viti. Ai gjithashtu deklaroi se forcat e armatosura ukrainase po tërhiqen përgjatë gjithë frontit.