Mbi 150 studentë dhe punonjës arsimor palestinezë të vrarë nga Izraeli në Bregun Perëndimor që nga viti 2023

Mbi 150 studentë dhe punonjës arsimor palestinezë janë vrarë nga zjarri i ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga tetori i vitit 2023, transmeton Anadolu.
Ministria e Arsimit e Palestinës tha se 147 studentë dhe pesë punonjës arsimor humbën jetën në sulmet e ushtrisë izraelite, ndërsa 1.050 të tjerë u plagosën që nga tetori i vitit 2023.
Ministria tha se forcat e ushtrisë izraelite gjatë dy viteve të fundit gjithashtu arrestuan 1.039 studentë dhe anëtarë të stafit arsimor në bastisjet në territorin e pushtuar.
Gjithashtu u theksua se dy shkolla u shkatërruan në Bregun Perëndimor, ndërsa disa objekte dhe universitete u bastisën që nga tetori i vitit 2023.
Tensioni është përshkallëzuar në Bregun Perëndimor që nga fillimi i luftës gjenocidale izraelite në Gaza, ku të paktën 67.200 njerëz janë vrarë që nga tetori i vitit 2023.
Sipas shifrave zyrtare palestineze, të paktën 1.048 palestinezë janë vrarë dhe rreth 10.300 janë plagosur edhe në Bregun Perëndimor që nga ajo kohë.
Izraeli për dekada të tëra ka pushtuar territore palestineze, si dhe toka në Siri dhe Liban dhe vazhdon të refuzojë tërheqjen dhe krijimin e një shteti të pavarur palestinez me Kudsin Lindor si kryeqytet, bazuar në kufijtë para vitit 1967.