Presidentët turk dhe rus diskutojnë lidhjet dypalëshe, çështjet rajonale dhe globale

Presidentët turk dhe rus diskutojnë lidhjet dypalëshe, çështjet rajonale dhe globale

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, kanë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe globale, transmeton Anadolu.

“Turqia po punon për të siguruar një armëpushim në Gaza, për të ofruar ndihmë humanitare në rajon”, i tha presidenti Erdoğan homologut të tij rus.

Sipas Drejtorisë së Komunikimit të Turqisë, presidenti Erdoğan tha se iniciativat diplomatike duhet të marrin vrull për t’u siguruar që lufta në Ukrainë të përfundojë në një “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”.

Ai shtoi se Ankaraja gjithashtu do të vazhdojë përpjekjet e saj për paqe.

Presidenti turk gjithashtu i uroi presidentin Putin ditëlindjen.

MARKETING