Kolonët izraelitë sulmojnë kompleksin e xhamisë Al-Aksa për të shënuar festën Sukkot

Kolonët izraelitë sulmojnë kompleksin e xhamisë Al-Aksa për të shënuar festën Sukkot

Kolonët izraelitë kanë hyrë me forcë në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar për të shënuar festën hebraike Sukkot, raporton Anadolu.

Viti i Ri Hebraik zgjat nga e hëna deri të mërkurën, i ndjekur nga festa Yom Kippur më 1 tetor dhe Sukkot më 6 tetor.

Për muslimanët, Al-Aksa përfaqëson vendin e tretë më të shenjtë në botë. Hebrenjtë, nga ana e tyre, zonën e quajnë Mali i Tempullit, sipas të cilëve ishte vendi i dy tempujve të lashtë hebrenj.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet kompleksi Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite në vitin 1967. Ai aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, në një veprim që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.

MARKETING