Negociatat për armëpushim në Gaza midis Hamasit dhe Izraelit rifillojnë në Egjipt

Negociatat për armëpushim në Gaza midis Hamasit dhe Izraelit rifillojnë në Egjipt

Negociatat indirekte midis Hamasit dhe Izraelit për një armëpushim në Gaza dhe një marrëveshje për shkëmbim të të burgosurve rifilluan të martën në Egjipt, transmeton Anadolu.

E përditshmja egjiptiane “AlMasry Alyum” raportoi se negociatorët e Hamasit dhe Izraelit filluan ditën e dytë të negociatave në qytetin Sharm el-Sheikh, në Detin e Kuq.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al-Ansari, konfirmoi rifillimin e bisedimeve, duke thënë se shumë detaje në planin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për Gazën kanë nevojë për diskutim dhe negociata midis dy palëve.

Duke folur në një konferencë për media në Doha, Ansari tha se negociatorët e Hamasit dhe Izraelit zhvilluan bisedime katër-orëshe të hënën për të hequr pengesat për një armëpushim në Gaza.

MARKETING