Sulmi rus në Ukrainë/ Von der Leyen: BE dhe partnerët globalë duhet të shtojnë presionin kundër Moskës

Dhjetëra persona humbën jetën pas një sulmi rus të ndodhur në stacionin hekurudhor të Shostka në rajonin Sumy.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se Bashkimi Europian qëndron me Ukrainën dhe popullin e saj, duke dënuar sulmet ruse.
“BE qëndron me Ukrainën, ndërsa populli i saj vuan nga barbaria ruse. Skenat tronditëse të këtij sulmi nxjerrin në pah veprimet e vazhdueshme të Rusisë për të synuar civilët. BE dhe partnerët e saj globalë duhet të vazhdojnë të rrisin presionin mbi Rusinë deri sa të dakordohet për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, ka thënë më tej Von der Leyen.
Ndërsa presidenti ukrainas Volodymir Zelensky ka akuzuar Rusinë se nuk po punon për paqen dhe se veprimet tregojnë se duhet ndërhyje të forta kundër Rusisë.