Aktivistja shqiptare mes të ndaluarve në flotiljen drejt Gazës, kërkohet lirimi i saj

Aktivistja shqiptare mes të ndaluarve në flotiljen drejt Gazës, kërkohet lirimi i saj

Forcat izraelite kanë ndaluar 13 anije që transportonin aktivistë të huaj dhe ndihma drejt Gazës, ndërsa 30 anije të tjera vijojnë lundrimin, sipas organizatorëve të flotiljes.

Mes aktivistëve nga 40 vende të botës, sipas organizatës Kolektivi Feminist, ndodhet edhe shqiptarja nga Kosova, Albulena Fazliu, e cila është bashkuar me flotiljen globale “Sumud” për të mbështetur popullin palestinez.

“Ndër aktivistët/et që kanë mësyrë të hapin një korridor humanitar është edhe Albulena Fazliu. Ajo tashmë është kidnapuar nga Izraeli”, thuhet në deklaratën e tyre, duke shtuar se kërkojnë që shteti të reagojë për lirimin e saj.

Në mesin e pasagjerëve të flotiljes ishte edhe aktivistja suedeze për klimën, Greta Thunberg, e filmuar nga një video e shpërndarë nga ministria e Jashtme izraelite ku shfaqej e rrethuar nga ushtarët.

Flotilja Globale Sumud, që transporton ilaçe dhe ushqim në Gaza, përbëhet nga më shumë se 40 anije civile me rreth 500 pjestarë, avokatë dhe aktivistë.

Flotilja është simboli i profilit më të lartë i kundërshtimit ndaj bllokadës së Gazës nga Izraeli.

Përparimi i saj përgjatë Detit Mesdhe tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare pasi vende si Turqia, Spanja dhe Italia dërguan anije ose dronë në rast se shtetasit e tyre kishin nevojë për ndihmë. Kjo shkaktoi paralajmërime të përsëritura nga Izraeli për t’u kthyer prapa.

MARKETING