Presidenti turk Erdoğan dënon sulmin izraelit ndaj flotiljes Sumud për Gazën

Presidenti turk Erdoğan dënon sulmin izraelit ndaj flotiljes Sumud për Gazën

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, të enjten dënoi “aktin e piraterisë” të Izraelit ndaj flotiljes humanitare globale Sumud që po udhëtonte drejt Gazës për të dërguar ndihma “palestinezëve të shtypur”.

Erdoğan tha se sulmi izraelit ndaj civilëve në ujëra ndërkombëtare tregon se “aparati i gjenocidit është në gjendje zemërimi për t’i fshehur krimet e tij në Gaza,” gjatë një fjalimi në takimin me kryetarët rajonalë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

“Qeveria gjenocidale e Netanyahu nuk mund të tolerojë asnjë mundësi për vendosjen e paqes”, shtoi Erdoğan dhe theksoi:

“Flotilja Globale Sumud edhe një herë i ka treguar botës brutalitetin në Gaza dhe fytyrën vrasëse të Izraelit.”

Ai bëri me dije se “nuk do t’i lëmë motrat dhe vëllezërit tanë palestinezë dhe se do të punojmë me gjithë fuqinë për ta siguruar armëpushimin dhe rikthimin e paqes.”

Autoritetet turke po i ndjekin zhvillimet dhe po marrin masa për të siguruar që civilët në flotilje të mos dëmtohen, theksoi Erdoğan.

MARKETING