Toshkovski: Bota po përballet me kërcënime tradicionale, por edhe me luftëra kibernetike dhe keqpërdorim të teknologjisë

Toshkovski: Bota po përballet me kërcënime tradicionale, por edhe me luftëra kibernetike dhe keqpërdorim të teknologjisë

“Jemi në një moment vendimtar të historisë sonë kur sfidat e sigurisë më nuk kufizohen vetëm me kërcënimet tradicionale siç është krimi i organizuar, tregtia me drogë dhe korrupsioni, por janë të ndërthurura me rreziqe të reja dhe më komplekse, theksoi ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski në hapjen e Konferencës së degës evropiane të Asociacionit të Akademisë kombëtare të Byrosë Federale për Hetime (FBI), që filloi sot në Shkup.

“Sot jemi dëshmitarë të shfaqjes së kërcënimeve dhe luftimeve kibernetike, keqpërdorimit të teknologjisë, ekstremizmit tradicional dhe shndërrimit të dezinformatave në armë që e ndryshon natyrën e mjedisit të sigurisë që e punojmë. Ky realitet nuk kërkon nga ne vetëm zgjuarsi dhe reaktivitet, por vizion dhe gatishmëri t’i rishqyrtojmë modelet e vjetra, të pranojmë inovacione dhe të krijojmë një bashkëpunim më të thellë dhe më cilësor ndërkombëtar”, tha Toshkovski.
“Nga ne pritet të jemi të shkathët dhe ekskluziv, të mendojmë prej përpara dhe të ndërtojmë politika dhe praktika që do të jenë mjaft fleksibile për t’u përgjigjur në sfidat e sotme por edhe mjaft strategjike për t’i parashikuar ato që vijnë fillimisht”.
“Njëkohësisht nuk guxojmë të harojmë se sado që të zhvillohet teknologjia vlerat tona bazë duhet të mbesin të forta dhe të paprekura. Si policë dhe profesionistë në fushën e sigurisë të gjithë ne kemi një mision të përbashkët t’i shërbejmë popullit dhe ta mbrojmë vendin. Kjo konferencë është një mundësi jo vetëm për shkëmbimin e përvojave dhe ideve, por edhe për rindërtimin e përkushtimit tonë të përbashkët ndaj vlerave që na bashkojnë siç janë mbrojtja e qytetarëve, përforcimi i sundimit të ligjit dhe përforcimi i besimit në institucione”, tha Toshkovski.
Në hapjen e Konferencës ka folur edhe Uillijam Gabon, kryetar i Asociacionit të Akademisë kombëtare të FBI-së.

Gabon theksoi se Shkupi është një qytet historik i cili gjendet në udhëkryq dhe ku historia pëshpërit nga gurët e tij ndërsa e ardhmja varet nga ata që janë përkushtuar në drejtësinë, bashkëpunimin dhe më e rëndësishmja miqësinë. Ky takim tha ai, është përkushtuar në lidhshmërinë e profesionistëve të cilët mendojnë ngjashëm në Evropë dhe në botë.
Konferenca mbahet nga data 20 deri më 24 shtator në Shkup.

MARKETING