Ministri izraelit i Mbrojtjes ndan postimin: “Gaza po digjet”

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz deklaroi se ushtria izraelite po sulmon Gazën me “grusht të hekurt”, ndërsa ata intensifikojnë sulmet e tyre pushtuese, transmeton Anadolu.
Në një postim në llogarinë X me qendër në SHBA, ministri Katz vuri në dukje se ushtria izraelite po kryen sulme të ashpra për pushtimin e qytetit të Gazës.
“Gaza po digjet”, shkroi në postimin e tij Katz duke thënë se ushtria po sulmon qytetin me “grusht të hekurt” për të “mposhtur” Hamasin dhe për të siguruar lirimin e pengjeve izraelite.
Sulmet, të cilat Izraeli i cilëson si “operacione ushtarake”, po e thellojnë krizën humanitare në Rripin e Gazës dhe po shkaktojnë kritika në rritje nga komuniteti ndërkombëtar.
Ndërsa siç raporton “Jerusalem Post”, ushtria Izraelite ka nisur sulm të ri tokësor kundër qytetit të Gazës.
Në lajmin e bazuar në burime izraelite thuhet se tanket kanë filluar të hyjnë në qytet.