Rubin: Shqiptarët e Kosovës vriteshin për shkak të prejardhjes, si në Bosnjë – kjo na detyroi të vepronim

Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin në dëshminë e tij në Hagë ka deklaruar se nga ajo çfarë kishin parë nga raportet që kishin marrë atë kohë, familje që vriteshin, shtëpi të djegura e vrasje veç pse ishin shqiptarë, ai tha se po përsëritet e njëjta gjë si me Bosnjën.
Ajo tha se kur panë këtë politikë të njëjtë, ndaj dhe vepruan.
“Pas Bosnjës ku menduam se e ndaluam një luftë dhe ndihmuam dhe krijimin e një shoqërie tolerantë, ne ishim krenarë për atë që bëmë dhe pamë sitautë të re në Kosovë dhe donim të siguroheshim të ishim në anën e të mirëve. Në këtë kohë Amerika ishte superfuqi, donim të ishim në anën e viktimave”, tha Rubin.
“Këta ishin viktima, ishin viktima të një shtypësi nga të cilët donin të shpëtonin. Ne s’donim të ishim në anën e atyre që nuk ndiqnin të njëjtat objektiva.
“Na shqetësonin shumë raportet që merrnim. Familje që vriteshin, ju digjeshin shtëpitë dhe vriteshin veç pse ishin shqiptarë të Kosovës. Kjo filloi të ngjasonte me krizën e Bosnjes. Dhe filluam të shihnim se po shfaqej e njëjta politikë dhe na bëri të vepronim, ata ishin viktima. Të parandalonim të përsëritej e njëjta gjë, ishte qëllimi jonë”, tha Rubin.