Ish-presidentja irlandeze ndihet e “turpëruar” për qasjen e BE-së ndaj Izraelit

Ish-presidentja irlandeze ndihet e “turpëruar” për qasjen e BE-së ndaj Izraelit

Ish-presidentja irlandeze, Mary Robinson, tha se ndihet e “turpëruar” për reagimin e Bashkimit Evropian (BE) ndaj luftës së Izraelit në Gaza, duke kritikuar bllokun për dështimin për të pezulluar marrëveshjen e saj tregtare me Izraelin pavarësisht thirrjeve për ta bërë këtë, tranasmeton Anadolu.

“Ndihem pak e turpëruar si qytetare e BE-së që BE-ja që flet për të drejtat e njeriut, që flet fjalë të bukura, nuk mund ta sjellë veten. Kjo është mjaft shqetësuese në këtë fazë”, tha Robinson për The Late Late Show të RTE-së”.

Robinson theksoi se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se marrëveshja duhet të pezullohet, por shtoi ajo, “akoma nuk kemi arritur atje”.

Ajo akuzoi vendet e tjera se janë “bashkëpunëtore dhe nuk po bëjnë mjaftueshëm” derisa një “uri e qëllimshme” po ndodh në Gaza. Duke e quajtur situatën “një dështim të vullnetit politik”, ajo theksoi ndikimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe kërkoi përdorimin e “të gjitha levave” për të ndaluar konfliktin.

“Levat e vërteta janë ndalimi i plotë i armatimeve. Dhe, sigurisht, SHBA-ja do të ishte vendi i madh që mund ta bënte këtë. Por disa vende evropiane duhet gjithashtu të ndalojnë armatimet dhe gjithashtu edhe tregtinë”, tha ajo.

Robinson e përshkroi udhëheqjen e Izraelit si “një qeveri ekstremiste të udhëhequr nga një kryeministër i keq”, duke theksuar se Benjamin Netanyahu “nuk dëshiron të bëjë paqe”.

Duke reflektuar mbi urinë dhe solidaritetin humanitar, ajo bëri thirrje për një angazhim të ripërtërirë global për të mbrojtur më të prekshmit.

MARKETING