RISITË/ Apple prezanton iPhone 17 Pro dhe Pro Max

RISITË/ Apple prezanton iPhone 17 Pro dhe Pro Max

Apple ka publikuar  iPhone 17 Pro dhe Pro Max, të dy me dizajn të ri. Modeli vjen në ngjyrat e reja Silver, Deep Blue dhe Cosmic Orange.

Kamera e pasme është zgjeruar dhe përmban tre kamera 48-megapikselëshe, ndërsa sistemi i antenës rrethon këtë platformë.

Kamera e përmirësuar ofron tani zoom optik deri në 8x, krahasuar me 5x në modelet e iPhone 16 Pro, dhe kamera frontale është 18-megapikselëshe me mbështetje për funksionin Center Stage.

Pajisjet përdorin çipin A19 Pro me CPU dhe GPU gjashtë-bërthamësh, që ofron deri në 40% performancë më të shpejtë krahasuar me iPhone 16 Pro.

Gjithashtu, ato kanë bateri më të madhe, sistem ftohjeje me dhomë avulli për menaxhim më të mirë të temperaturës dhe shumë veçori të tjera.

Apple thotë se iPhone 17 Pro Max ka jetëgjatësinë më të gjatë të baterisë ndonjëherë në një iPhone, me deri në 39 orë riprodhim video me një karikim të plotë.

Siç raporton CNN, çmimi i iPhone 17 fillon nga 799 dollarë, i Iphone Air nga 999 dollarë dhe i iPhone 17 Pro nga 1 mijë e 99 dollarë,

Këto produkte do të fillojnë të jenë të disponueshme duke filluar nga 19 shtatori.

Ndërkohë, çmimi i AirPods Pro 3 që u prezantuan sot është 249 dollarë.

Përveç Iphone 17, Apple ka prezantuar sot edhe “Iphone Air”, versionin e ri dhe më të hollë të iPhone-it, të cilin e përshkroi si “aq i hollë dhe i lehtë, sa duket sikur zhduket në duart tuaja,” tha John Ternus, Zëvendës President i Lartë për Inxhinierinë e Pajisjeve.

I quajtur iPhone Air, ai është ndërtuar nga titan i përdorur në anijet kozmike dhe ka një ekran me mbrojtje qeramike (ceramic shield), që Apple e cilësoi si më të qëndrueshmin ndonjëherë.

MARKETING