VLEN: Eufori në Haraçinë për Daut Beqirin

VLEN: Eufori në Haraçinë për Daut Beqirin

VLEN sot hapi shtabin zgjedhor në Haraçinë, ku u promovua kandidati për kryetar të komunës, Daut Beqiri.

Në fjalimet e tyre, udhëheqësit e VLEN theksuan mbështetjen që Qeveria aktuale po i jep kësaj komune përmes projekteve si mbulimi i kanalit dhe investime tjera.

Në fjalimin e tij kandidati Daut Beqiri tha: “34 vite shtet i pavarur, 24 vite prej luftës dhe ende, kur ecim nëpër Haraçinë, duket sikur jemi mesjetë e jo shekull i 21. Haraçina është djegur, është mbuluar nga predhat, është vjedhur e varfëruar. Por një gjë kurrë nuk ka ndodhur, haraçinasit nuk janë dorëzuar! Ky shpirt human e kombëtar është keqpërdorur nga ata që nuk e duan as kombin e as Zotin. Por Haraçina nuk duron më shumë. Ndryshimi po vjen, sepse edhe Haraçina VLEN!”.

Ai falënderoi liderët e VLEN për besimin dhe tha se kandidatura e tij është një amanet i madh përballë qytetarëve “Çdo ditë jam me banorët, dëgjoj hallet e tyre, por edhe ëndrrat e tyre për një Haraçinë ndryshe. Premtoj se nuk do ta lë në harresë këtë komunë siç është lënë për 34 vite. Bashkë me ju, me këta të rinj intelektualë dhe profesionistë, dhe me përkrahjen e Qeverisë, do ta kthejmë dinjitetin e plot të kësaj vatre”, tha Daut Beqiri.

MARKETING