Deri në 750 mijë denarë për punësime të reja, thirrje publike për vende të gjelbra pune

Deri në 750 mijë denarë për punësime të reja, thirrje publike për vende të gjelbra pune

Ministria e Ekonomisë dhe Punës, përmes Agjencisë për Punësim, ka shpallur thirrje publike për masën “Mbështetje për krijimin e vendeve të reja të punës përmes investimeve të gjelbra”, pjesë e Planit Operativ për vitin 2025.
Me këtë masë do të përfshihen 200 persona të papunë që do të punësohen në ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme që investojnë në teknologji të gjelbra. Mbështetja financiare është e pakthyeshme dhe shkon nga 250 mijë deri në 750 mijë denarë, në varësi të numrit të vendeve të reja të punës të hapura. Kompanitë do të mund të financojnë pajisje të reja, makina, softuer dhe teknologji për burime të rinovueshme të energjisë. Thirrja është e hapur deri më 1 shtator 2025.

MARKETING