Misioni “SpaceX Crew-11” i NASA-s mbërrin në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar

Astronautët e “SpaceX Crew-11” mbërritën në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, njoftoi sot NASA, transmeton Anadolu.
Ekipi i “Crew-11” u ngrit në bordin e një rakete “SpaceX Falcon 9” nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Florida të premten.
Mbërritja shënoi fillimin e një misioni gjashtëmujor gjatë të cilit katër astronautët nga SHBA-ja, Japonia dhe Rusia do të kryejnë kërkime shkencore në bordin e laboratorit në orbitë, duke përfshirë studime mbi qelizat burimore dhe biologjinë e bimëve.
NASA mirëpriti ekuipazhin e ri, duke thënë në X: “Mirë se vini në Stacionin Hapësinor, ‘Crew-11’”.
Agjencia hapësinore amerikane transmetoi drejtpërdrejt misionin dhe ceremoninë e mirëseardhjes.