OKB: Mbi 100 palestinezë të vrarë në 2 ditë ndërsa kërkonin ushqim në Gaza

OKB: Mbi 100 palestinezë të vrarë në 2 ditë ndërsa kërkonin ushqim në Gaza

Një zyrtar i OKB-së ka ngritur alarmin për numrin në rritje të viktimave midis civilëve në Rripin e Gazës që po vriten ndërsa përpiqen të sigurojnë furnizime bazë ushqimore, transmeton Anadolu.

Duke cituar Zyrën për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), zv/zëdhënësi i shefit të OKB-së, Farhan Haq, u tha gazetarëve se një numër i madh njerëzish raportohet se vazhdojnë të vriten dhe plagosen ndërsa kërkojnë ushqim.

“Sipas kolegëve tanë të të drejtave të njeriut, më shumë se 100 persona u vranë vetëm në dy ditët e fundit, me qindra të tjerë të plagosur përgjatë rrugëve të konvojeve të ushqimit ose pranë qendrave të shpërndarjes të militarizuara izraelite”, tha Haq.

Ai theksoi se OCHA përsërit se “askush nuk duhet të detyrohet të rrezikojë jetën e tij për të gjetur ushqim”.

MARKETING