Ish-presidenti amerikan, Obama bën thirrje për lejimin e ndihmave humanitare në Gaza

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama bëri thirrje që ndihma humanitare të lejohet të arrijë tek populli i Gazës dhe të ndërpriten operacionet ushtarake të Izraelit, transmeton Anadolu.
Në llogarinë e tij në median sociale, Obama ndau dy lajme të New York Times (NYT) të cilët paraqesin para syve urinë që po i shkaktohet popullit të Gazës.
Ai theksoi se ndalimi i operacioneve ushtarake të Izraelit është kusht për të arritur zgjidhje të përhershme të krizës në Gaza. Obama deklaroi se lajmet theksojnë nevojën për veprime urgjente për të parandaluar që njerëzit e pafajshëm të vdesin për shkak të urisë së parandalueshme.
“Ndihma duhet të lejohet të arrijë tek populli i Gazës. Nuk ka asnjë justifikim për t’u mohuar familjeve civile qasjen në ushqim dhe ujë”, ka thënë Obama.